Ja pse iPhone 7 do të jetë celulari më i mirë që keni pasur
- rilindjashqiptare
- Aug 12, 2016
- 1 min read

Nëse besoni çdo gjë që lexoni , iPhone 7 dhe 7 Plus i Apple do të jenë celularët më të mirë që keni parë deri më tani .
Qindra ueb-faqe të teknologjisë kohët e fundit kanë raportuar se celularët e rinj të Apple do të sjellin veçoritë më të mira në treg .
iPhone 7 dhe 7 Plus do të jenë më të mirë se që mund ta paramendoni , për shkak se veçoritë më të mira që priteshin të lëshoheshin në iPhone 6 dhe 6S do të lëshohen me iPhone 7 dhe 7 Plus .
Arsyet pse këta celularë të rinj do të jenë shumë më të mirë se që mund ta mendoni janë këto :
- Do të kenë procesorë shumë më të fuqishëm
- Do të jenë më të hollë
- Do të kenë vija të antenave shumë më tërheqëse
- Një buton i ri 3D do të jetë më pak fizik
- Një ngjyrë e re do të paraqitet në mesin e celularëve
- Do të kenë ekrane me rezolucion më të lartë (1080p në iPhone 7 dhe 2K në iPhone 7 Plus/Pro)
- Një kamerë e re 12MGP
- Një kamerë e dyfishtë në iPhone 7 Plus/Pro
- Një konektor të mençur për aksesorë në iPhone 7 Plus/Pro
- Hapësirë të dyfishuar , me opsione prej 32GB , 128GB dhe 256GB
- Dhe një qëndrueshmëri më të madhe ndaj ujit dhe pluhurit .
Comments