top of page
123.jpg

"Luftë" me bikini (Foto)

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 12, 2016
  • 1 min read

Ajo sapo ka pushtuar kopertinën e muajit shtator të revistës "Vogue", por Kendall Jenner tregon përsëri se përse mbetet një prej top modeleve më në zë të botës , teksa ka vizituar Karaibet gjatë kësaj jave . Supermodelja 20-vjeçare tregoi edhe njëherë linjat e saj perfekte me anë të një bikini ngjyrë vishnje , ndërkohë që kishte shkuar për t’u bashkuar me të motrën Kylie në "Turks dhe Caicos" për të festuar 19-vjetorin e saj. Motrave me mbiemër të ndryshëm të Kim Kardashianit iu bashkuan më pas edhe disa prej modeleve të tjera , përfshi këtu Bella Hadid dhe Hailey Baldwin , por sido që të shkonte "gara e padeklaruar", Kendall duket se ka rrëmbyer sytë e të gjithëve, duke lënë disi në hije të tjerat . Vajza që përfundon muajin e ardhshëm në kopertinën e "Vogue' e kaloi kohën sa duke u shtrirë në plazhet ranore të Karaibeve , aq edhe duke luajtur mbi një jaht me shoqet e saj modele .


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page