Golf 8 vjen në vitin 2017 me pamje mahnitëse (Foto)
- rilindjashqiptare
- Aug 14, 2016
- 1 min read

VW pati shumë probleme gjatë vitit të kaluar , por vitin e ardhshëm kompania pritet t’i befasojë të gjithë me prodhimin e gjeneratës së tetë të modelit Golf .
Sipas kësaj logjike , në vitin 2017 pritet që VW të lansojë Golf 8 . Sipas "sekreteve" që janë zbuluar online nga AutoExpress , Golf 8 do të jetë shumë i ngjashëm me konceptin VW GTI Vision (që është shfaqur në fotot më poshtë) .
Sigurish t, kompletimi i dizajnimit të modelit të ri të Golf është ende larg , por Auto Express thotë se është informuar mirë për këtë model të ardhshëm .
Golf 8 do të duket shumë ngjashëm me VW GTI Vision , një koncept ky që ka një pamje me të vërtetë mahnitëse . Shikojeni atë më poshtë !



Comments