top of page
123.jpg

Keqmenaxhimi sjell PTK-në në prag të falimentimit

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 14, 2016
  • 5 min read

Posta dhe Telekomi i Kosovës (PTK), dikur kompania më profitabile në vend , me mbi 2 mijë të punësuar, po përballet me rënie drastike të të hyrave .

Bazuar në raportin vjetor të vitit 2015 , kompania ka vazhduar më rënie , rreth 20 milionë euro më pak se në vitin 2014 . Nga 104 milionë euro të planifikuara pas rishikimit , Telekomi ka realizuar 84.3 milionë euro , apo 20% më pak , transmeton kosovapress.

Sipas ekspertëve kjo ka ardhur si pasojë e keqmenaxhimit edhe më të madhe që është duke u bërë nga Bordi dhe kryeshefi Ekzekutiv i kësaj kompanie , Agron Mustafa , duke kërkuar nga qeveria që të ndërhyjë .

Fitimi i PTK-së edhe përkundër rënieve , në vitin 2012 , ka qenë 38 milionë euro , ndërsa , në vitin 2015-të , ka rënë në 6 milionë euro . Vetëm dividenta e PTK-së për qeverinë e Kosovës për vitin 2013-të , ka qenë 40 milionë euro .

Sipas raportit të Auditimit të siguruar nga KosovaPress , e cila është miratuar nga Bordi , rëniet e Telekomit të Kosovës kanë vazhduar më një ritëm edhe me të madha pas ardhjes së Agron Mustafës , ndërkohë , shpenzimet operative janë rritur për disa miliona .

Kontribues më i madh në totalin e të hyrave kanë vazhduar të jenë shërbimet mobile me 71.9 milionë euro , me minus 18.8 për qind nga plani apo më pak për 16.3 për qind nga totali i të hyrave në vitin 2014 , nga këto shërbime . Po ashtu , më pak të hyra sipas raportit , PTK ka realizuar edhe për shërbimet telefonisë fikse që kishte realizuar 11.2 për qind më pak se sa në vitin 2014 , që shprehur në milion 1.5 milion euro më pak .

Në faqen 20 të këtij dokumenti , teksa kompania është në rënie të të hyrave , gjatë periudhës janar-dhjetor 2015 , ajo ka rritur shpenzimet më shumë se 100 për qind , si në udhëtime zyrtare , ashtu edhe në shërbime konsulente .

Shpenzimet e udhëtimit dhe trajnimeve sipas raportit në vitin 2015 , Telekomi ka realizuar 850 mijë euro , derisa në vitin 2014 kanë shpenzuar 389 mijë euro . Po ashtu , raporti nxjerr në pah që ka rritje të shpenzimeve të shërbimeve konsulente . Në vitin 2015 , ka shpenzuar 265 mijë euro , ndërsa , në vitin 2014 për të njëjtat shërbime kishte shpenzuar 33 mijë euro . Në përgjithësi , kryeshefi ekzekutiv i kësaj kompanie , Agron Mustafa i ka rritur shpenzimet e kësaj kompani për 4 milionë euro .

Qeveria ka dështuar dy herë radhazi ta privatizojë këtë kompani . Oferta e fundit për këtë aset ka qenë 277 milionë euro por që kishte dështuar si proces .

Sipas kryetarit të Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa , Naser Osmani , Qeveria do ta ketë vështirë të arrijë ndonjë çmim për PTK-në në këtë gjendje me një ofertë të lartë .

"PTK në kohën e fundit po punon pa fitime të mëdha dhe ne nuk e marrim dividentën e pritur nga PTK që do të ishte pjesë e buxheti t. Konsiderojmë që duhet tash Qeveria të merr hapa konkret për me menaxhu apo për me krijua afarizëm më të suksesshëm të këtij institucioni , menaxhimi është pjesë kryesore e asaj , këtu duhet me ndërhy ministria përkatëse apo

Qeveria që PTK ta ruaj vlerën", tha Osmani.

Ndërsa , Haki Shatri , ish Ministër i Financave , tha se keqmenaxhimi i kompanisë ka bërë që sot ky aset të shitet nën zero .

"Mendoj që pjesa më e madhe e fajit dhe përgjegjësisë i bie menaxhmentit, sepse ne po e shohim si janë caktuar njerëzit nëpër ato poste . Ishte dashur me qenë mirë të caktohen njerëz të përgjegjshëm, njerëz me kualifikime, me njohuri përkatëse për institucionin që e menaxhojnë, kjo nuk po ndodh edhe nuk ka ndodh, prandaj vlera e këtij aseti kombëtar ka rënë pothuajse në zero . Tash ka ardhur në një situatë që ndoshta ishte dashur me mëndu me ja fal dikujt a ta merr. S’janë në gjendje me pagua as dividentën. Ishalla TVSH-në , që na marrin neve si konsumator", tha Shatri .

Ai ka shtuar se në këtë rast Qeveria ishte dashur të mbajë përgjegjësi për këtë mënyrë të keqmenaxhimit me pasurinë kombëtare , pasi kanë obligim kushtetues .

Emërimi i Agron Mustafës në pozitën e kryeshefit ekzekutiv të Telekomit të Kosovës ishte kritikuar nga kryeministri i Kosovës , Isa Mustafa .

Kryeministri këtë kundërshtim e kishte shprehur në profilin e vet të Facebookut .

"Kam shumë reagime të arsyeshme lidhur me zgjedhjen e z. Agron Mustafa drejtor menaxhues të PTK-së . Reciklimet e njerëzve të njëjtë nga Aeroporti në PTK janë praktika të dëmshme për reformat që po i synojmë . Ky veprim bie në pyetje kredibilitetin e Bordit të PTK-së dhe objektivave të tij . Do të kërkoj sqarime nga Bordi i PTK-së lidhur me kriteret e zbatuara për zgjedhje të tilla dhe për eliminim të kandidatëve tjerë", pati shkruar Mustafa .

Por më vonë , ai i kishte tërhequr këto deklarata gjatë një vizite të bërë në Telekomin e Kosovës .

Duke folur për kritikat e më hershme , ai kishte thënë se pakënaqësi gjithmonë ka , dhe është pjesë e demokracisë , por sipas tij , është me rëndësi që të ketë bashkëpunim dhe se nuk kanë qenë personale .

"Po të kisha vërejtje do ta shfaqja", kishte thënë kryeministri , gjatë vizitës me ministrin e Financave, Abdullah Hoti dhe ministrin e Zhvillimit Ekonomik , Blerand Stavileci .

Sipas një marrëveshje paraprake në mes të koalicionit qeveritar , kompanitë publike janë ndarë në mes të PDK-së dhe LDK-së , dhe të tjerëve .

Telekomi i Kosovës dhe Posta e Kosovës po menaxhohen nga persona që me shumicë , në bordet e këtyre kompanive janë nga Partia Demokratike e Kosovës .

Kryetari i Bordit të PTK-së , Rexhë Gjonbalaj , para se të vijë në PTK ka mbajtur pozitën e nënkryetarit të PDK-së në Pejë dhe ka qenë këshilltar komunal i PDK-së në Pejë .

Gjonbalaj vazhdon të mbajë pozitën e kryetarit të Bordit që nga viti 2008 , edhe përkundër humbjeve të vazhdueshme me dhjetëra miliona , që është duke i pasë kompania .

Ai gjithashtu është duke u përballur me drejtësinë për nënshkrim të kontratave të dëmshme për këtë kompani publike .

Bordi i PTK-së në përbërje me shumicë nga PDK-ja ( Rexhë Gjonbalaj , ish-nënkryetar i PDK-së në Pejë , Gani Sylaj ish-kryetar i komunës së Drenasit nga PDK-ja , Bislim Zogaj , tani deputet i Kuvendit të Kosovë nga PDK-ja) ka zgjedhur në fillim të vitit 2015-të për kryeshef ekzekutiv, Agron Mustafën , ish drejtor i Aeroportit .


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page