Demolohet shkolla "25 Maji" në Hasanbeg dhe lihet mesazh me karrige (Foto)
- rilindjashqiptare
- Aug 15, 2016
- 1 min read

Është demoluar tërësisht shkolla periferike "25 maji " në Hasanbeg . Kjo shkollë është degë e shkollës qendrore "25 maji" aty ku edhe janë të vendosur ndihmat për banorët lokal të prekur nga vërshimet .
Ministri i Arsimit dhe Shkencës Pishtar Lutfiu tha se është shkaktuar një dëm i konsiderueshëm dhe se tani "krahas dëmeve të shkaktuar nga vërshimet tani do të përballemi edhe me situata të tilla"
Autoritetet komunale dyshojnë se kjo vepër është e banorëve lokale , ndërsa kërkojnë që të gjenden autorët . Karriget janë lënë të renditura në korridoret e shkollës , që sipas autoriteteve komunale më vete bartë ndonjë mesazh i cili duhet të zbardhet nga organet kompetente .

Comments