top of page
123.jpg

Përurohet fshati turistik në Skromë të Vushtrrisë , ministri Murati vlerson rolin e diasporës

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 16, 2016
  • 1 min read

Në praninë e ministrit të Diasporës , z.Valon Murati , me bashkëpunëtorë , kryetarit të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Kanada , z.Naser Berisha , përfaqësuesve të Komunës së Vushtrrisë , si dhe të shumë mysafirëve , në fshatin Skromë të Vushtrrisë u përurua fshati turistik "Skroma".

Ky kompleks është investim i afaristit shumë të suksesshëm nga Zvicra ,z. Femzi Braha .

Në fjalën e hapjes ,z. Braha tha se qëllimi kryesor i investimit të tij në fshatin Skromë ka qenë t’ia kthejë gjallërinë kësaj zone përmes rritjes së frekuentimit në këtë pjesë dhe punësimit të banorëve të kësaj zone .

Ndërkaq , ministri Murati , në fjalën e tij përshëndetëse,theksoi se diaspora përbën mundësinë më të madhe të vendit tonë për të sjellë investime serioze, dije, kulturë dhe disiplinë pune në Kosovë .

"Sa herë flasim për investimet nga jashtë , jam i vetëdijshëm se vija e parë e frontit janë njerëzit tanë nga diaspora, të cilët kanë ardhur dhe po vazhdojnë të vijnë , me gjithë vërejtjet që mund t’i kenë .

Në këtë mënyrë , ata po e ndihmojnë zhvillimin ekonomik të Kosovës në kohën më të nevojshme për të",u shpreh z.Murati , duke ofruar mbështetje të plotë për të gjithë investitorët nga diaspora.

Në emër të Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, të pranishmit i përshëndetën edhe z.Naser Berisha , kryetar i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Kanada , dhe përfaqësues nga Komuna e Vushtrrisë .


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page