top of page
123.jpg

Receta : Krofne të buta të mbushura me akullore (Video)

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 15, 2016
  • 1 min read

E lehtë , e shpejtë dhe e shijshme .

Përbërësit :

brumë për krofne

akullore vaniljeje

vaj për fërgim

½ filxhan sheqer pluhur

1 lugë qumësht

pemë për dekorim

Përgatitja :

Shtrijeni brumin dhe priteni në madhësinë e nevojshme për krofne (mund ta prisni edhe me gotë).

Në brumin e shtrirë qitni një lugë akullore nga vanilja dhe brumin mbështilleni nga të gjitha anët në formë të rrumbullakët .

Kur të përfundoni mbushjen krofnën vëreni në frigorifer me ngrirje të thellë 30 minuta në mënyrë që brumi të ngrihet .

Krofnën e ngrirë fërgojeni në vaj të nxehtë në temperaturë mesatare derisa të marrë ngjyrë ari dhe të fërguara vendosni në salvetë për të thithur tepricën e vajit .

Përzieni sheqerin pluhur me qumështin derisa të marrë masë kremi .

Glazurën e tillë derdheni sipër krofnes , dekorojeni me pemë dhe servirojeni .


Comentários


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page