top of page
123.jpg

Zgjohet nga koma pas aksidentit të tmerrshëm , mendon se është në vitin 1952..!

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 15, 2016
  • 1 min read

Një prezantues i BBC i cili për pak sa nuk ka vdekur në një aksident "horror" siç e ka cilësuar ai aksidentin me biçikletë , është zgjuar nga koma . Por dëmtimi masiv nga ky aksident , la shumë pasoja tek ai .

Pasi është zgjuar nga koma ai mendonte se kishte qenë në vitin 1952 dhe se ishte një shofer garash me makinë në Amerikë .

Will Glennon , 44 vjeç ka qenë duke udhëtuar me biçikletë pranë shtëpisë së tij në Marlborough , Wilts , Angli , në momentin kur është përplasur me një furgon .

Nga kjo përplasje fatale , ai theu brinjët dhe pësoi një dëmtim masiv në kokë . Gjëja e fundit që ai mban mend është duke përfunduar punën në ditën kur ka ndodhur aksidenti .

Ai u zgjua nga koma 12 javë më vonë duke menduar se ishte në vitin 1952 . Prezantuesi i BBC thotë se më bënë tre pyetje : Ku je ? Çfarë viti është ? dhe çfarë do të bëni për të jetuar ?

Unë ju thashë kam qenë në Amerikë, ishte viti 1952 dhe unë kam qenë një shofer garash me makinë”-shprehet ai .

Pas kësaj u desh një proces i gjatë dhe i ngadaltë për disa disa muaj rrjesht,që të shërohej dhe t’i kthehej kujtesa .


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page