top of page
123.jpg

Këta janë trëndafilat e Saharasë , që gjinden në zemër të shkretëtirës

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 16, 2016
  • 1 min read

Trëndafilat e shkretëtirës mund të krijohen në shkretëtira të shumta , ndërkaq formohen kur uji avullon në kushtet e rërës së thatë , kryesisht pas shirave të rralla të shkurtra .

Gjatë rritjes së tyre , kokrrat e rërës mbeten të robëruara në gjips , duke u dhënë trëndafilave ngjyrën e tokës shkretinore e cila mund të jetë gjithmonë e ndryshme , varësisht në cilën shkretëtirë është formuar .

Më së shpeshti shihen në skaje të Saharasë , si edhe në sipërfaqe të mëdha të njelmëta në Tunizinë Jugore . Nganjëherë rriten veç e veç , nganjëherë në buqete të bardha të mrekullueshme të cilat shpesh shihen në shkretëtirat e Meksikës .

Këta trëndafila janë atraksione popullore dhe unike turistike , ndërkaq në shtetet siç është Tunizia mund të blihen me çmim prej një deri në disa euro .

Kërkimi i trëndafilave të shkretëtirave është pasion i zakonshëm i natyralistëve dhe gjeologëve, të cilët jetojnë në provincat lindore të Arabisë Saudite .

Ata nganjëherë i kalojnë disa ditë duke gërmuar rërën e nxehtë të shkretëtirës për të kërkuar trëndafil të mrekullueshëm për koleksionin e tyre .


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page