top of page
123.jpg

Të flesh në një krevat akulli në kështjellën prej dëbore (Foto)

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 17, 2016
  • 1 min read

A keni ëndërruar ndonjëherë për të fjetur në një krevat akulli brenda një dhome të ndërtuar me dëborë ?

Mund të duket si një përrallë dimri , por ekziston një vend i veçantë në të cilin ju mund të bëni realitet ëndrrën tuaj .

Ajo quhet "Snow Castle", një kështjellë e vërtetë prej dëbore . Në vitin 1996 UNICEF vendosi të bënte realitet ëndrrën e shumë fëmijëve dhe pse jo të të rriturve që nuk kishin parë kurrë dëborë në jetën e tyre .

"Kështjella e Dëborës" në Kemi të Finlandës, padyshim që ishte një sukses i madh me 300 mijë vizitorë dhe që nga ai vit ajo ndërtohet çdoherë me një tematikë të veçantë në muajin dhjetor dhe shkatërrohet në muajin prill .

Në vitin 2015 "Kështjella e Dëborës" i dedikohej folklorit dhe kulturës së vetë Finlandës. Tarifa për në "Kështjellën e Dëborës" është vetëm 15 euro dhe aty mund të bëni selfie sa të doni .

Magjia e vërtetë e saj është gjatë natës , kur vizitorët trima mbërrijnë për të fjetur në hotelin e ftohtë .


Comentarios


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page