top of page
123.jpg

Në një shkollë në Prishtinës , në vend të portretit të Skënderbeut vendosen orët me flamurin turk

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 18, 2016
  • 2 min read

Zëdhënësi i komunës së Prishtinës , Erzen Vraniqi ka thënë se Drejtoria e Arsimit i ka dhënë urdhër shkollës që të hiqen orët nga klasët dhe gjithçka të kthehet në normalitet .
Ai ka siguruar se komuna e Prishtinës në asnjë mënyrë nuk do të lejonte heqjen e fotove të Skënderbeut .

Dramaturgu Gani Mehmetaj ka publikuar sot një lajm se në shkollën "Elena Gjika" në Prishtinë një firmë nga Turqia që kishte marr përsipër lyerjen e shkollës , ka hequr portretet e Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu dhe në çdo klasë ka vendosur nga një orë muri me flamurin e Turqisë .

Mehmeti ka bërë të ditur këtë lajm duke u mbështetur në deklaratat që sipas tij ka marr nga arsimtarët e kësaj shkolle , të cilët të zemëruar kanë kërcënuar se do të protestojnë kundër përdhosjes së shkollës dhe përpjekjes për shkombëtarizim .

Lidhur me këtë çështje KultPlus ka kërkuar sqarim nga komuna e Prishtinës e cila e ka mohuar këtë lajm .

Zëdhënësi i komunës së Prishtinës , Erzen Vraniqi ka thënë se kompania e cila është angazhuar për rregullimin e shkollës nuk e ka hequr foton e heroit kombëtar , por vetëm ka vendosur orët me emër të tyre dhe me flamurin turk .

Vraniqi ka thënë se Drejtoria e Arsimit i ka dhënë urdhër shkollës që të hiqen orët nga klasët dhe gjithçka të kthehet në normalitet . Ai ka siguruar se komuna e Prishtinës në asnjë mënyrë nuk do të lejonte heqjen e fotove të Skënderbeut dhe se në rastet e tilla të mundshme do të kërkonte përgjegjësi .

Kompania është kontraktuar për kryerjen e punimeve nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim.

Në shkollën Elena Gjika përveç nxënësve shqiptarë, vijojnë mësimet edhe nxënësit turq. Në këtë institucion arsimor janë katër klasë me nxënës të këtij komuniteti .


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page