Parashikimi i motit në Shqipëri
- rilindjashqiptare
- Aug 18, 2016
- 1 min read

Duke filluar nga dita e sotme , muaji gusht do të vijojë me mot të paqëndrueshëm përgjatë javës në vazhdim .
Sipas meteorologëve , temperaturat nuk do të kalojnë 34 gradë Celsius dhe në zonat malore do të ketë edhe reshje shiu . Por java e fundit e gushtit pritet të rikthejë sërish të nxehtin afrikan .
"Anticikloni afrikan do fuqizohet sërish dhe do prekë pjesën më të madhe të Evropës , përfshirë Shqipërinë . Duke filluar nga e mërkura e javës tjetër e në vazhdim do të regjistrohen temperatura 35 gradë Celsius në zonat malore dhe nga 38 deri në 40 gradë në zonat e ulëta e bregdetare", deklaron meteorologia Rezarta Xhakollari.
Vera meteorologjike përfundon në 31 gusht , kurse ajo astronomike më 21 shtator , kur është edhe ekuinoksi i vjeshtës .
Por javën e fundit të gushtit mund ta quajmë edhe valën e fundit të të nxehtit afrikan , pasi , siç thonë meteorologët , me fillimin e shtatorit dita bëhet gradualisht më e shkurtër dhe rrezatimi diellor nuk është më aq i fortë .
Comments