top of page
123.jpg

Pas më shumë se 20 vite ,SHBA dorëzon DNS

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 18, 2016
  • 1 min read

Pas më shumë se 20 vitesh kontroll, Shtetet e Bashkuara kanë shprehur gatishmërinë për të hequr dorë nga sistemi i emërtimit në internet . Bëhet fjalë për atë që në gjuhën teknike njihet si DNS (Domain Naming System), që është një ndër hallkat kryesore të internetit. Ky sistem mundëson thjeshtimin e një adrese interneti , psh , rilindjashqiptare.net . Nëse nuk do të ekzistonte DNS, atëherë vizitorët tanë do duhej të shkruanin një numër, që njihet si IP . Shtetet e Bashkuara kanë patur gjithnjë fjalën e fundit në kontrollin e DNS dhe kjo më shumë nga rrethanat sesa nga qëllimi për ta mbajtur këtë kontroll . Tashmë, autoritetet amerikane thanë se do t’i kalojnë kontroll të plotë të këtij sistemi tek ICANN (Internet Corporation for Assigned Names and Numbers) , një organizatë jofitimprurëse . Për kushtet e dorëzimit të çelësave është rënë dakort që në vitin 2014 , por autoritetet amerikane kërkuan nga ICANN që të ishte plotësisht e përgatitur për këtë përgjegjësi . Përdoruesit e thjeshtë nuk do të ndjejnë asnjë ndryshim . ICANN do të ruajë zyrat në Los Anxheles , ndërkohë që vendimi ka shkaktuar edhe reagime . Disa politikanë amerikanë kanë kritikuar këtë kalim duke thënë se i hap dyert Rusisë dhe Kinës në një sistem që është ndërtuar dhe mbrojtur gjithmonë nga Shtetet e Bashkuara


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page