top of page
123.jpg

A e dini përse stjuardesat i mbajnë duart pas shpine ?

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 19, 2016
  • 1 min read

A e keni vërejtur ndonjëherë , se si para fluturimit , njëra ndër stjuardesat e cila pret udhëtarët gjithmonë i mban duart pas shpinës? Nëse mendoni që kjo është ndonjë mënyrë e përcaktuar më parë e sjelljes , gaboni .

Ato pikërisht fshehin diçka në duar .

Këtë e bëjnë një shkak të thjeshtë – i numërojnë udhëtarët .

Personeli i kabinës në duar mban një aparat të vogël , me ndihmën e të cilit i numëron udhëtarët .

Këtë zakonisht e bëjnë me rastin e hyrjes suaj në avion , por mund të ndodhë që t’ju “numërojnë” edhe derisa jeni duke u ulur në ulëse.

Kështu duket numëruesi “sekret”:

Për shkak të kësaj duart i mbajnë kryesisht pas shpine , në mënyrë që të mos tërheqin shumë vëmendje ndaj këtij veprimi .

Ndonjëherë këtë e bëjnë pasi të jenë ulur të gjithë , por ndonjëherë edhe nga dy herë – gjatë hipjes në avion dhe pasi të jenë ulur të gjithë .


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page