top of page
123.jpg

NASA me hap historik : tani hulumtimet shkencore mund të merren falas !

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 20, 2016
  • 2 min read

NASA sapo njoftoi se çdo hulumtim të botuar dhe financuar nga agjencia e hapësirës tani do të jenë në dispozicion pa asnjë kosto , duke krijuar një web portal në të cilin kushdo mund të qaset .

Onlajn arkivi falas vjen si përgjigje e politikave të reja të NASA-s , të cilat kërkojnë që çdo artikull kërkimor i financuar nga NASA në revistat shkencore të jenë të disponueshme për publikun brenda një viti nga dita e botimit .

“Në NASA, jemi duke festuar këtë mundësi për të zgjeruar qasjen në portofolin tonë të gjerë të botimeve shkencore dhe teknike ,” tha Zëvendës Administratori i NASA Dava Newman . “Me anë të qasjes së hapur dhe inovacionit ne ftojmë komunitetin global të bashkohen me ne në eksplorimin e Tokës, ajrit, dhe hapësirës.”

Baza e të dhënave quhet PubSpace dhe publiku mund të kenë qasje në artikujt kërkimore të financuara nga NASA ,duke kërkuar çdo gjë për të cilën ata janë të interesuar , ose thjesht për të shfletuar të gjitha dokumentet e financuara nga NASA .

“Duke e thjeshtësuar qasjen në të dhënat tona kërkimore do të lartëson në masë të madhe ndikimin e hulumtimit tonë,” thashefi i shkencave në NASA Ellen Stofan . “Si shkencëtarë dhe inxhinierë , ne punojmë duke ndërtuar mbi themelin e përcaktuar nga të tjerët.”

Tani për tani, ka 861 artikuj kërkimor në bazën e të dhënave dhe ky numër do të vazhdojë të rritet , pasi që hulumtuesit e financuar nga NASA po implementojnë politikën e re .

Siç janë edhe pritjet tuaja, ka një rritje të madhe të kërkimeve të cilat ofrohen , duke filluar nga rutinat e stërvitjeve për të ruajtur shëndetin gjatë misioneve të gjata në hapësirë , deri tek perspektivat për jetë në Titan dhe rreziku për abort tek shoqërueset e fluturimeve të ekspozuara ndaj rrezatimit kozmik .


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page