Vlorë/Arkeologët anglezë zbulojnë një kala dhe një port nënujor
- rilindjashqiptare
- Aug 21, 2016
- 2 min read

Ekspertë nga Southamptoni kanë bërë një zbulim të madh në një vend nënujor të një vendbanimi romak në Shqipëri .
Një ekip i udhëhequr nga arkeologë të Universitetit të Southamptonit kanë zbuluar mbetjet e pazbuluara më parë të një kalaje dhe një porti në bregdetin shqiptar , duke e bërë atë vend shumë më të rëndësishëm sesa që është menduar më parë .
Ekipi i akademikëve kanë qenë duke e hulumtuar në Triport , afër portit modern të Vlorës , dhe zhytësit kanë gjetur edhe tetë akra të strukturave të fundosura , hapësirë kjo që i është bashkuar pjesës tjetër të zbuluar që ka qenë rreth 12 akra .
Ky zbulim lë të kuptohet se Triporti ka qenë një liman për një vendbanim të madh gjatë periudhës Romake, dhe mund të ketë qenë i ndërlidhur me qytetin antik Aulon , tani i njohur si Vlorë .

Ekspedita e 14 hulumtuesve është drejtuar nga Peter Campbell nga Universiteti i Southamptonit , si dhe nga Neritan Ceka nga Instituti Shqiptar i Arkeologjisë dhe nga Agjencia Kombëtare Detare e Shqipërisë .
"Kemi gjetur indikatorë të ndryshimit antik të nivelit të detit, tregti greke e romake (shekulli 4 para Krishtit deri në 7 pas Krishtit) , dhe të dhëna bashkëkohore ambientale . Por një prej zbulimeve më të rëndësishme kanë qenë mbetjet e shumta të fundosura që na ka shtyrë të rimendojmë rëndësinë e Triportit si liman romak”, ka thënë Campbell , raporton "DailyEcho".
“Shqipëria ka disa prej ujërave më të rëndësishëm të Mesdheut . Kjo vijë bregdetare ka qenë qenësore për tregtinë antike dhe vazhdon të jetë e rëndësishme si zonë takimi për specie nga deti Adriatik dhe ai Jon", ka shtuar ai .

Triport u ka ofruar anijeve ankorim të sigurt dhe ka qenë i lidhur me qytete antike përmes rrugëve të mëdha romake. Vendi për herë të parë është eksploruar në shekullin e 20-të, me një studim të mëtejmë të zhvilluar në fillim të viteve 2000 .

Detet shqiptare kanë një prej trashëgimive më të mira nënujore në Mesdhe , e cila në epokën e komunizmit ka qenë e ndaluar për zhytje “cuba” dhe për zhvillim detar .
Projekti ka zbuluar ankore të punuara nga guri , plumbi dhe hekuri, si dhe amfore , kontejnerë të mëdhenj, që datojnë nga viti 300 para Krishtit e deri në Mesjetë.

Artefakte tjera antike të gjetura në vend përfshijnë pllaka çatish për shtëpi , pjata e ibrikë për ujë , të cilat janë lënë të paprekura ku kanë qenë për të ardhmen .
コメント