top of page
123.jpg

Nisin xhirimet e filmit "Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna 3" të zhanrit Aksion-Romancë [Foto

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 22, 2016
  • 1 min read

"Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna" është pa dyshim një nga filmat më bukur të kinematografisë shqiptare .

Të gjithë e mbajnë mend tashmë episodin e parë të këtij filmi , të realizuar në vitin 1997, ku një dashuri e dy të rinjve në Bjeshkët e Nemuna , përfundon me vdekjen tragjike të njërit prej personazheve .

Gjurmë tek publiku , la edhe pjesa e dytë , e realizuar tri vite më pare , ku solli edhe njëherë rifreskimin e historive të vjetra , por të ripërpunuara në kohët moderne .

Regjisori i filmit Ekrem Kryeziu , bashkë me produksionin "Labia Film", dhe ekipin e aktorëve kanë mbledhur edhe njëherë forcat për të realizuar projektin e tyre më të ri , filmin "Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna 3".

Aktorja dhe modelja e njohur Diellza Kolgeci do të jetë sërish kryeqendra e këtij filmi , e ndërsa në personazhet e tjera kryesore do të vazhdojnë të jenë : Florian Agalliu dhe Çun Lajqi , kurse hyrje e re në film kësaj here është modelja e njohur nga Shqipëria , Aurela Hoxha .

Tematika e filmit do të jetë edhe njëherë dashuria me pasionin , tentim hakmarrja si dhe dhembja e pafund prindërore . Zhanri i filmit do të jetë aksion-romancë .

Tashmë xhirimet e "Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna 3" kanë filluar , ja disa nga imazhet e realizimit , si dhe prapaskenat e filmit , foto këto të publikuara nga vetë aktorët në rrjetet e tyre sociale .

Filmi do të jetë i gatshëm për shikuesit , në fillim të vitit 2017.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page