Parashikimi i motit për këtë javë [IHMK]
- rilindjashqiptare
- Aug 22, 2016
- 1 min read

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se në Kosovë gjatë pesë ditëve të ardhshme do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me periudha me diell .
Sipas situatës sinoptike që po mbretëron mbi gadishullin Ballkanik , reshje shiu pritet të fillojnë nga e hënë dhe do të vazhdojnë edhe ditën e martë .
Të mërkurën pritet të ketë më shumë orë me diell dhe do të vazhdoj një situatë e ngjashme deri të premten , duke mos i përjashtuar reshjet e izoluara të cilat mund të jenë prezent nëpër disa lokalitete , por me intensitet të dobët , thuhet në komunikatën për media e IHMK-së .
Sipas IHMK-së vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmjet 11- 17 gradë Celsius , kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-27 gradë Celsius .
Në viset malore përpos reshjeve që do të jenë më prezent , temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius , kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-20 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi deri 13m/s .
Comments