top of page
123.jpg

Ky është gjeniu 11-vjeçar i kimisë organike [Foto]

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 23, 2016
  • 1 min read

Ke arritur të hysh në universitet , je në një kurs kimie organike , që përgjithësisht mendon se e kupton dhe ndjehesh i/e plotësuar me veten .

E gjitha kjo deri në momentin kur kthen kokën dhe në anën tënde sheh një djalë 11-vjeçar , i cili jo vetëm që po merr leksione të kimisë organike së bashku me ty ; por në fund edhe të thotë që t’i shkruash në e-mail nëse ke problem në zgjidhjen e ndonjë ushtrimi .

Kështu mund të përshkruhet historia e 19-vjeçares Cigdem Kahyaogly . Ajo ndjek studimet në Universitetin e Toledos në Ohajo dhe rrëfeu në Twitter mikun e saj më të ri në klasë .

"Ky fëmijë është 11 vjeç dhe është në kursin tim universitar të kimisë organike . Na tha që nëse ngecim në ndonjë problem , t’i shkruajmë në e-mail . Ky fëmijë është një gjeni...!", shkruan 19-vjeçarja në Twitter-in e vet.

11-vjeçari e ka emrin Daniel dhe nuk është krejtësisht i panjohur në Shtetet e Bashkuara . Ai është personi më i vogël që ka fituar ndonjëherë një konkurs kombëtar amerikan për kiminë dhe këtë e ka bërë kur ishte 10-vjeç e konkursi pranonte konkurrentë nga 10 në 16 vjeç .

Gjenialiteti në këtë konkurs i siguroi 10 mijë dollarë dhe një vizitë e takim me Presidentin Obama në Shtëpinë e Bardhë .


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page