Lansohet sistemi i ri Android 7 Nougat
- rilindjashqiptare
- Aug 23, 2016
- 1 min read

Kanë përfunduar të gjitha testimet dhe tashmë sistemi i ri Android ka nisur të shpërndahet nëpër pajisjet, telefonë dhe tabletë që plotësojnë kërkesat e vendosura nga Google . Filimisht , Android 7.0 Nougat është duke u instaluar nëpër pajisjet e fundit të familjes Nexus , duke përjashtuar produktet e prodhuara para 2014 . Sistemi i ri ka disa ndryshime të vogla dhe është përqendruar më shumë në thjeshtimin e përdorimit , ndaj Google ka paralajmëruar të gjithë klientët që të mos presin atë ndryshimin e madh që ndodhi nga kalimi Android 5 tek Android 6 . Ndryshimet prekin lirshmërinë dhe komoditetin në përdorim , përforcimin e sigurisë dhe thjeshtim të përditësimit. Sa i takon kësaj të fundit, edhe vetë Android 7 mund të instalohet në "background", çka do të thotë se në momentin e parë të fikjes dhe ndejzes së pajisjes , sistemi mund të jetë i instaluar automatikisht. Lidhur me lehtësimin e përdorimit , për herë të parë në këtë sistem është futur si mundësi kthimi i përgjigjies së një mesazhi direkt nga seksioni i njoftimeve, pa qenë nevojë që të hapet aplikacioni përkatës . Sa i takon sigurisë , me Android 7 personat mund të zgjedhin vetë se çfarë aksesi do t’u japin një aplikacioni, për shembull vetëm fotogalerinë , pa i dhënë akses në të gjithë pajisjen apo kartën e memories kur ruhen të dhëna personale .
Comments