top of page
123.jpg

Bleu 99 iPhone 6s për t'i propozuar martesë , vajza e refuzon [Video/Foto]

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 24, 2016
  • 1 min read

Zemra e një njeriu kinez dhe portofoli i tij, kanë vuajtur pasi ai propozoi të dashurës së tij martesë , duke shpenzuar 64375.13 Euro , duke bërë një gjë të çuditshme .

Djaloshi nga Guangzhou , një provincë nga Kina Jugore , emri i të cilit nuk është bërë i njohur , bleu 99 iPhone 6s vetëm për t’i propozuar martesë të dashurës së tij .

Por siç duket fati nuk doli të jetë në anën e tij , pasi vajza në fjalë edhe kur pa plotë 99 pako në formë zemre e që brenda tyre kishte iPhone 6s , përsëri e refuzoi djalin duke i thënë jo martesës me të .

Në fotografitë e mëposhtme , shihen pamjet teksa çifti në fjalë qëndrojnë brenda formës së zemrës së krijuar nga pakot me iPhone 6 , njofton Klan Kosova.

Djali kinez , i cili dëshironte që ta fitonte zemrën e vajzës në fjalë për të qenë gruaja e tij , kishte ftuar të gjithë kolegët e tij për të qëndruar në një rreth unaze si dëshmitarë gjatë momenteve të propozimit .


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page