Rizaj : 250 000 turist nga Kosova pushuan në Ulqin
- rilindjashqiptare
- Aug 24, 2016
- 1 min read

Drejtori i Lidhjes Turistike të Kosovës , Shkelzen Rizaj tha për "Vijesti" se deri tani në Ulqin kanë shkuar për pushime më shumë se 250 mijë shtetas të Kosovës të cilët realizuan mbi 2,5 milionë fjetje .
Për kosovarët , thotë Rizaj , është e rëndësishme që Mali i Zi dhe Ulqini njihen si destinacione të sigurta . Sipas Rizajt , promovimi turistik i Ulqinit në Kosovë është i dobët , sepse "gjithçka përfshihet në dy-tre ditë të panairit të turizmit në Prishtinë".
Sipas fjalëve të tij , turistët kosovarë "nuk kanë ankesa në punën e policisë së Ulqinit , por kanë për ngarkesat në komunikacion , parking , pritjet e panevojshme në kufi".
Comments