top of page
123.jpg

I punësuar apo i pa punë , në Finland merr pagë

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 26, 2016
  • 1 min read

Finlanda do të fillojë me një plan , që t’i testojë efektet e të paguarit të qytetarëve finlandezë , për çdo muaj nga një shumë të caktuar parash, si të ardhura bazike .

Instituti i Sigurimeve Sociale në Finlandë i njohur ndryshe edhe si "Kela", do të jetë përgjegjës për realizimin eksperimentit që pritet të fillojë në vitin 2017 dhe do të përfshijë 2000 qytetarë finlandezë të përzgjedhur nga rastësia .

Ata do të përfitojnë sigurimet sociale duke filluar nga viti që vjen, thuhet në një komunikatë që Qeveria e Finlandës ka dhënë të mërkurën , shkruan The Independent , transmeton Klan Kosova .

Niveli i të ardhurave bazike , do të kapë shumën prej 560 eurosh për çdo muaj , dhe nuk do të jetë kjo shumë totale pa taksë .

Një ide si kjo , ishte provuar të realizohej edhe në Zvicër , mirëpo ishte refuzuar në referendum në Qershor. Ide si kjo, kanë zgjuar edhe interesimin e qytetarëve në Kanada dhe në Holandë .


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page