top of page
123.jpg

Skandal : Profesori kapet duke abuzuar seksualisht me nxënësen e tij [Video]

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 27, 2016
  • 1 min read

Policia kolumbiane ka arrestuar një ditë më parë 65-vjeçarin Gilberto González Arias , teksa përpiqej të abuzonte seksualisht me një nxënëse të tijën në lagjen Pinto , në Magdalea (Kolumbi) .

Profesori i kishte premtuar nxënëses favore në shkollë në këmbim të seksit . Por , kjo e fundit ka bashkëpunuar me policinë , duke e futur në kurth profesorin .

Videoja e filmuar nga një agjent, tregon aksionin e policisë që çoi në arrestimin e 65-vjeçarit. Raportohet se policia beson se ky nuk është një rast i izoluar , shkruan Syri.net .

Gilberto González Arias është mësues në shkollën e mesme "Our Lady of the Rosary".

Babai i vajzës , i cili ndoqi në vendngjarje agjentët e policisë, e goditi me grusht në fytyrë të arrestuarin, pasi ai u prangos .

Portali lokal seguimiento.co, që ka publikuar edhe videon e aksionit policor , shkruan se së paku tre mësues në Magdalena , janë pezulluar nga detyra për raste të ngjashme .


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page