top of page
123.jpg

Ja si bëhet përgaditja e pitës me ajvar dhe kërpudha

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 28, 2016
  • 1 min read

Pite me ajvar dhe kërpudha

Përbërësit : ▪ 500 gr kore të gatshme ▪ 100 ml ujë ▪ 100 ml vaj ▪ gjysmë kavanozi ajvar ▪ 500 g kërpudha shampinjon ▪ 1 presh ▪ kripë sipas shijes Përgatitja : 1. Priteni preshin imët dhe marinojeni me pak ujë dhe vaj. Kur të zbutet , shtoni kërpudhat e grira në rende. Zieni derisa të avullohet i gjithë uji, nëse mbetet pak ujë, përdoreni për lyerje të koreve. Nëse ju tepron ujë nga kërpudhat, atëherë uji nuk ju nevojitet për të lyer koret , merrni brushën dhe me atë lëng lyeni koretduke kombinuar edhe vajin . 2. Merrni nga tri kore . Të parën spërkateni pak me vaj, vëreni tjetrën dhe lyeni me ujin e mbetur nga kërpudhat apo me ujë të zakonshëm. Vëreni edhe koren e tretë , lyejeni pothuajse të tërën me ajvar . 3. Lëreni një të cilën të fundit do ta mbështillni të palyer , që të mos rrjedhë dhe atëherë në tërë gjatësinë e kores vendosni kërpudhat e marinuara me preshin. Kështu veproni edhe me koret e tjera . 4. Piqni në furrën e ngrohur më parë në 220 gradë derisa të skuqen . Nëse ju mbetet vaj dhe lëngu i kërpudhave, lirisht lyejini piten , shpojeni me thikë dhe sërish lyejini . Teprica e ujit do të avullohet derisa është duke u pjekur në furrë .


Commentaires


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page