top of page
123.jpg

Ja si dukeshin disa nga qytetet e Kosovës në vitet 1913 [Foto]

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 28, 2016
  • 1 min read

Në këndvështrimin e dikujt , Kosova mund të ketë përparuar shumë, e nga pikëpamja e dikujt tjetër , nuk ka lëvizur fare nga vendi .

Sidoqoftë , fotot e rralla që janë shkrepur në vitin e largët 1913 , nga fotografi Frederik Buasona (Frédéric apo Fred Boissonnas , 1858-1946) , tregojnë se 113 vjet më parë , Kosova ishte thjeshtë një arë , fushë , mal e lëndinë e madhe .

Fotografi zviceran i cili lindi në një familje të njohur fotografësh në Gjenevë , vendosi që atë vit të kryente një udhëtim nëpër rajonin e Ballkanit .

Nëse doni ta shikoni se si dukej Gjilani , Ferizaj , Prishtina , Fushë Kosova , Graçanica apo Gryka e Kaçanikut , atëherë mjafton të shikoni fotot më poshtë .

Ky fotograf , në vitin 1919 themeloi shtëpinë botuese Editions Boissannas dhe botoi gjithsej rreth 50 libra .

Ky koleksion i fotografive të Fred Buasonasë është vetëm një pjesë e vogël e fotografive që ai bëri në Greqi dhe në jug të Ballkanit .

Prishtina në vitin 1913

Manastiri i Graçanicës

Varrezat në Fushë Kosovë

Tregu i kafshëve në Gjilan

Fshati i Ferizajit dhe Malet e Sharrit në sfond

Rruga në Grykën e Kaçanikut


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page