Konfirmohet data e prezantimit të iPhone 7 – më afër sesa që është pritur
- rilindjashqiptare
- Aug 30, 2016
- 1 min read

Apple e ka bërë të ditur sot se me datën 7 shtator do të mbahet eventi i prezantimit të modelit të ri të iPhone në San Francisko.
Prezantimi i cili pritet të zgjasë dy orë do të fillojë në ora 10 dhe do të transmetohet live në uebfaqen zyrtare të kompanisë .
Gjërat që vlen të theksohen në lidhje me iPhone 7:
Nuk do të ketë port të kufjeve, por sigurisht me mundësi të përdorimit të kufjeve me bluetooth.
iPhone 7 do të jetë i pajisur me kamerë të dyfishtë e cila e lejon smartfonin e ri të kapë foto me më shumë detaje.
“Home Button” ka ndryshuar. Në vend të klikut, tani me teknologjinë e re butoni i famshëm do të funksionojë me anë të senzorëve.
Paisja e re do të ketë variant me hapsirë të brendshme prej 256GB .
Comments