top of page
123.jpg

Gjevrek me susam : Receta për mëngjes

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 31, 2016
  • 1 min read

Receta për mëngjes

Përbërësit :

• 250 gr. gjalpë

• gjysme gote me vaj luledielli ose vaj misri

• çerek ¾ gote çaji me sheqer

• 1 gote çaji me uthull ( molle ose rrushi )

• 1 vezë ( e verdha brenda në brumë, e bardha për t’i lyer sipër )

• 1 pako maja buke (10 gr)

• 1 luge kafe kripë

• 2 luge kafe salep

• 2 gota uji me miell si fillim (po deshi i hidhni sa të marri)

• Mjaftueshëm susam

PERGATITJA :

Përzjemë 2 gota me miell, kripen, sheqerin, salepin dhe sodën , derisa të përfitojmë një masë homogjene, shtojmë gjalpin dhe vazhdojmë të punojmë brumin edhe për pak kohë. Hedhim vajin, uthullën, të verdhën e vezës, dhe hedhim nga pak miell derisa të përfitojmë një brumë të plotë që nuk ngjitet në dorë. Brumi lihet të paktën për gjysmë ore në frigorifer. Pastaj i japim brumit formën e simiteve-gjevrekve (ose forma si te dëshironi). Hedhim të bardhën e vezës në një pjatë me pak kripë. Lyejmë format e përgatitura në të bardhen e vezës dhe lyejmë në të dy anët me susam, pastaj i vëmë të piqen në furrën e ngrohur më parë në 170-180 gradë, për 25-30 minuta.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page