top of page
123.jpg

Kjo është macja që shpëtoi turistin e humbur në Alpet zvicerane [Video]

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Sep 1, 2016
  • 1 min read

Kjo video është për të gjithë ata që i urrejnë macet dhe i quajnë si kafshë me egoiste se qentë sepse rrëfimi i një alpinist hungarez u ka dhënë fund sugjerimeve të tilla , kështu e ka shoqëruar "The Telegraph" videon e më sipërme . Alpinisti që filmuar të gjithë skenën ndodhej në një vendpushim zviceran të Gimmelwald , kur mori vendimin për të bërë një ngjitje në malet e zonës . Por , gjatë rrugës ai ka pësuar një ndrydhje në kyçin e këmbës për të humbur më pas rrugën në male . Përdorues i "Reddit" dalloi më pas një mace që iu afrua dhe po i fërkohej nëpër këmbë , për ta ftuar më pas ta ndiqte . "Pastaj ajo filloi të ecte dhe më kërkoi ta ndiqja…më e bukura është se ajo më çoi direkt drejt rrugës që duhet të ndiqja për të rikthyer në luginë", është shprehur alpinisti . Videoja që ai ka postuar në Youtube nga vetë alpinisti ka bërë xhiron e internetit .


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page