top of page
123.jpg

Java e ardhshme me temperatura vjeshtore deri të enjten

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Sep 4, 2016
  • 1 min read

Masat e ftohta të ajrit të cilat vijnë nga ana veriore e kontinentit do të kushtëzojnë mot jostabil , me vranësira e erëra , ulje të vlerave të temperaturave maksimale dhe reshje shiu .

Fillimi i javës do të jetë me diell , ku në pjesën e dytë të ditës do të krijohen kushte për vranësira të dendura të cilat në orët e vona do të shoqërohen me reshje shiu .

Temperaturat ditën e hënë do të lëvizin nga 12-14 gradë Celsius , kurse mksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 27-29 gradë Celsius .

Nga dita e martë vendi ynë do të karakterizohet me një mot tipik vjeshtor me gjithë parametrat meteorologjik, reshje shiu, ulje të vlerave të temperaturave maksimale nën vlerat e normales.

Shtypja atmosferike do të shënoj ulje për 3-5 milibar. Temperaturat maksimale nga e marta do të bien deri 18 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe më tej nga veriperëndimi me shpejtësi deri 11m/s.

Mot jostabil do të na shoqërojë për gjithë këtë periudhë të parashikimit, mirëpo nga dita e enjte serish pritet të ketë ngritje të temperaturave maksimale


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page