Shkencëtarët po mendojnë se kanë zbuluar dy struktura gjigande në brendësinë e tokës
- rilindjashqiptare
- Sep 4, 2016
- 1 min read

Shkencëtarët për qindra vite me rradhë i kanë kushtuar rëndësi brendësisë së tokës , ngase është mjaftë e mistershme .
Së fundmi , ata kanë zbuluar dy struktura interesante në brendësinë e saj të cilat kanë zgjuar kureshtje të madhe tek të gjithë .
Brenda tokës shtrihet një enigmë dhe një zbulim i fundit i bërë nga Arizona State University ka bërë shumë të mendojnë rreth përbërjes së saj .
Sipas asaj që raportohet në "Nature Geoscience Journal", kjo strukturë është e vendosur mbi bërthamën e tokës . Në fakt , këto dy struktura të përziera që ndodhen rreth 2.896 kilometra nën sipërfaqen e tokës , qëndrojnë njëra nën Oqeanin Atlantik e tjetra nën Oqeanin Paqësor .
Këto struktura janë rreth 100 herë më të gjata sesa maja më e lartë në botë . Ato arrijnë madhësinë e një kontinenti mesatar dhe janë të përbërë nga një material shumë interesant i cili i ka intriguar shkencëtarët .
Shkencëtarët kanë menduar se këto struktura janë si pasojë e lëvizjeve tektonike dhe komplekseve vullkanike të cilat kanë ndikuar në ndërtimin e tokës .
Origjina e këtyre dy mistereve sipas shkencëtarëve është ende e panjohur dhe duhet kohë për studime të mëtutjeshme që të definohet qartë një e vërtetë .
Shkencëtarët besojnë se origjina e këtyre mistereve nëntokësore do të zbulohet. Ata thonë se njëlloj sikur psikologët që studiojnë një turmë të panjohur neuronesh që jeton brenda trurit, ashtu edhe këta duhet të studiojnë misteret e panjohura brenda tokës ./lajmi.net
Comments