top of page
123.jpg

Shtëpitë e së ardhmës do të jenë komplet e kundërta e shtëpive të tanishme

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Sep 5, 2016
  • 1 min read

Ato mund të porositen në internet dhe mund të vendosen në terrene të ndryshme .

Falë përparimeve teknologjike , shumë sektorë të biznesit në botë po i përshtaten edhe kërkesave të konsumatorëve .

Ndërsa vazhdojnë prirjet globale për të qënë sa më miqësorë me mjedisin , një kompani britanike "Green Unit" po ofron shtëpi modulare që mund t’u përshtaten kërkesave të konsumatorëve .

Ato mund të porositen në internet dhe mund të vendosen në terrene të ndryshme .

Të projektuara dhe ndërtuara në bazë të standardeve më të larta , shtëpitë janë jo vetëm të bukura por edhe mjaft miqësore me mjedisin .

Quhet "The Arc" pasi nga forma e lakuar ngjason me një anije . E ndërtuar me materiale të ricikluara dhe ndikim të vogël , shtëpia është shumë efiçente në përdorimin e energjisë . Menaxheri i projektit David Richards thotë se edhe çatia është e gjelbër .

"Çatia është e mbjellë me bar . Uji që bie në çati përfundon tek vazot në tokë duke ujitur gjithçka ".

Shtëpia është kaq efiçente , saqë aktiviteti njerëzor brenda saj krijon pjesën dërrmuese të nxehtësisë . Planimetria e shtëpisë e bën më të lehtë ndërtimin e saj , por format ovale kërkonin pak imagjinatë kur ishte fjala tek pajisjet .

"U përpoqëm të shfrytëzonim format e ndërtesës", thotë zoti Richards .

Dritaret kanë tre xhama ndërsa muret janë izoluar me pëlhurë . Këto shtëpi mund të kursejnë shumë para kur flitet për energjinë dhe ujin . Por kryesorja është se këto shtëpi mund të blihen në internet dhe të dërgohen kudo në botë .


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page