Sa do të zgjas moti vjeshtor ?
- rilindjashqiptare
- Sep 6, 2016
- 1 min read

Dita e djeshme në vend është mbizotëruar nga temperatura të ulta të karakterizuara edhe me reshje shiu.
Ky mot vjeshte si duket do të zgjas për gati një javë. Sipas Prishtina Weather temperaturat gjatë ditës së sotme janë deri në 15 gradë Celsius të shoqëruara me reshje shiu.
Mot i ngjashëm do të jetë deri në fundjavë, pavarësisht se temperaturat do të shkojnë deri në 23 gradë Celsius, por shiu nuk do të mungojë.
Duke filluar nga dita e hënë e javës së ardhshme do të kemi mot të kthjellët pa shi, me temperatura deri në 24 gradë celsius .
Comments