top of page
123.jpg

Mielli i orizit , sekreti i rinisë së përjetshme

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Sep 7, 2016
  • 1 min read

Për shekuj me radhë femrat japoneze kanë përfituar nga vetitë mrekullibërëse të orizit.

Duke qenë se është i pasur me antioksidantë , orizi është një ndër përbërësit kryesor të maskave të fytyrës . Orizi përmban sasi të mëdha të acidit linoleik dhe skualenës, një antioksidant i fortë , i cili ka aftësinë të stimulojë prodhimin e kolagjenit në lëkurë.

Është një substancë natyrale , e cila ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga plakja e parakohshme dhe parandalon krijimin e rrudhave . Shumë njerëz nuk e dinë se orizi ka aftësi të rikthejë rininë e lëkurës , veçanërisht të fytyrës , e ta bëjë atë të jetë më e butë dhe më e lëmuar .

Mielli i orizit është një përbërës i përdorur shpesh për trajtimin e rrudhave dhe pigmentin e lëkurës . RECETAT E SHTËPISË : 1 lugë gjelle miell orizi, bashkuar me 2 lugë gjelle kos , zëvendësojnë qumështin pastrues për fytyrën . Për një maskë me miell orizi përziejmë 1 lugë miell orizi , 1 lugë mjaltë dhe 1 lugë qumësht . E aplikojmë mbi fytyrë dhe e shpëlajmë pas 20 minutash .


Commentaires


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page