Pse meshkujt nuk duhet t’i mbajnë celularët në xhep
- rilindjashqiptare
- Sep 11, 2016
- 1 min read

Pavarësisht rrezikut nga celularët dhe rrezatimi i tyre, shumica prej nesh i mbajmë ata vazhdimisht pranë vetës – dhe shumicën e kohës në xhep.
Një studim i ri thotë se ka prova të mjaftueshme që tregojnë se meshkujt në veçanti nuk duhet t’i mbajnë celularët në xhep .
Një rishikim sistematik i 21 faqeve hulumtim në rrezatim tregon se celularët e vendosur pranë gjenitaleve të meshkujve për një periudhë të gjatë kohore dëmtojnë spermën.
Shumë hulumtues të shëndetit publik hezitojnë të thonë përfundimisht se celularët dëmtojnë spermën . Megjithatë , një rishikim nga një ekip në Universitetin e Njukestëllit në Australi kanë mbledhur dëshmi të mjaftueshme për të identifikuar shkaqet potenciale.
Autorët rishikuan 27 studime. 21 prej tyre treguan lidhje mes rrezatimit nga celularët dhe dëmtimit të spermës . Ekspozimi ndaj celularëve u gjet se ishte i lidhur me rreth 8% reduktim të lëvizshmërisë së spermës 9% reduktim të qëndrueshmërisë së saj.
Comentários