top of page
123.jpg

Burri në eBay: "Shes grua! E përdorur, por ka ende për të dhënë"[Foto]

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Sep 12, 2016
  • 1 min read

Një burrë me sens humori të veçantë nxori në shitje në eBay gruan e tij . Edhe pse ai bëri shaka , ofertat vërshuan lumë dhe çmimi arriti në nivele të larta . Anglezi Simon O'Kane postoi një foto të gruas së tij dhe arsyen e çuditshme pse kërkonte ta shiste. "Shes një grua! Jo e re, e përdorur, por ka ende për të dhënë. Arsyeja e shitjes: kam mbaruar punë me të dhe mendoj se dikush tjetër atje jashtë e meriton më shumë se mua (Zot , të lutem , bëj që të jetë dikush). Pikat e forta :

Trup i mirë dhe ka disa aftësi në kuzhinë.

Pikat e dobëta:

Bën një zhurmë që nuk ndalohet dot pa blerë copa metalike të shtrenjta . Si përfundim , jo një model i keq . Priten oferta ose shkëmbime me modele të reja . Pasi e keni blerë , nuk mund ta ktheni më... KURRË!"

Për dy ditë , çmimi i ofruar shkoi në 65 000 stërlina , aq sa për një makinë Jaguar . Po reagimi i gruas ?

"Doja ta vrisja kur pashë njoftimin . Kolegët qeshnin me të madhe . Më vinte inat se kishte përdorur edhe foto të keqe".


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page