top of page
123.jpg

Fshati ku secili banorë ka të paktën njëqind mijë euro [Foto]

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Sep 12, 2016
  • 1 min read

Fshati më i pasur në botë ndodhet në Kinë dhe quhet Huaxi .

"Fshati numër 1 nën qiell", ku secili prej banorëve ka një pasuri prej të paktën njëqind mijë eurosh dhe çdo familje jeton në një vilë , një fshat me arsim e kujdes shëndetësor falas dhe që ka aeroplanë dhe planifikon të blejë edhe anije .

Fshati Huaxi ndodhet në provincën Jiangsu të Kinës Lindore .

Ai është themeluar në vitin 1961 . Mrekullia ekonomike e Huaxisë është një ndërthurje e punës për begatinë e përbashkët me modelin ekonomik të tregut të lirë .

I njohur si një pararendës i reformës dhe i hapjes në Kinë , Wu Renbao nuk ndoqi një qasje të ngurtë e dogmatike ndaj zhvillimit të ekonomisë kolektive , por u nis nga kushtet konkrete të fshatit të tij .

"Ne kemi kaluar një jetë shumë të vështirë . Jetonim në kasolle kashte , hanim krunde dhe nuk kishim asgjë në xhepat tanë". është shprehur Wu për gazetarët e shumtë që e kanë intervistuar .

"Besoj se nuk është kurrë gabim të zhvillosh ekonominë dhe t’i bësh njerëzit e zakonshëm të pasur. Për mendimin tonë, kjo është përparësi".

Në vitin 1998 Huaxi u bë e para komunë e regjistruar në bursë . Ajo është tani një grup më 57 kompani dhe që ka lidhje me 15 institucione kërkimore dhe universitete .


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page