top of page
123.jpg

Përse festohet Kurban Bajrami nga besimtarët musliman?

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Sep 12, 2016
  • 3 min read

Të gjithë muslimanët e festojnë sot Kurban Bajramin , ose kanë dëgjuar për këtë festë por një pjesë e vogël e dinë filozofinë e tij .

Para shumë shekujsh profet i nderuar me emrin Ibrahim , luste Allahun , Krijuesin e tij , që t’i dhuronte një fëmijë : "Zoti im , më dhuro (një fëmijë) prej të mirëve !" (Kur’an , Safat: 100)

Nga dëshira për të pasur një trashgimtar kalonte një pjesë të madhe të kohës duke u lutur .

Kaluan kohë dhe dëshira nuk po i plotësohej . E shoqja e Ibrahimit i dha leje Profetit Ibrahim të martohej me shërbyesen që kishin , për të pasur një fëmijë . E kështu u vendos që Ibrahimi të martohej përsëri . Pas martesës së tij, Zoti i dhuroi një fëmijë të urtë e të sjellshëm : "Ne e gëzuam atë me një djalë që do të jetë i butë (i sjellshëm)"(Safat 101) , po në këtë kohë Allahu i dërgon ëngjëjt që ta përgëzojne Ibrahimin edhe më një djalë tjetër , po këtë herë me Sarën , bashkëshorten e parë .

Kur arriti moshën për t’u angazhuar në punë Ismaili , djali i parë i profetit Ibrahim , babai i tij kishte parë një endërr ku urdhërohej të bënte kurban Ismailin .

"Dhe kur arriti ai (Ismaili) që së bashku me të (Ibrahimin) të angazhohej në punë, ai (Ibrahimi) tha : "O djali im , kam parë (jam urdhëruar) në ëndërr të të flijoj. Shiko pra, çka mendon ti?" Ai tha: "O babai im, kryeje atë që urdhërohesh, e do të më gjesh, nëse do Allahu , prej durimtarëve!" (Safat 102) .

U sprovuan që të dy baba e bir për durimin ; Ismaili u tregua shumë i butë ashtu si e përshkroi vetë Allahu në Kur'an "Ne e gëzuam atë me një djalë që do të jetë i butë (i sjellshëm)"(37/ 101) të dy iu dorëzuan urdhrit të Allahut : "E kur ata të dy iu dorëzuan urdhrit të Zotit dhe ai e përmbysi atë në fytyrë (në ballë)". (37/ 103)

"Ne e thirrëm atë: "O Ibrahim!"( 37/ 104) "Ti tani e zbatove ëndrrën! Ne kështu i shpërblejmë të mirët!".( 37/ 105) "Vërtetë, kjo është sprovë e qartë"(106) "Ne e shpaguam atë me një të therur (kurban) të rëndësishëm".(37/ 107) "Dhe ndaj tij lamë përkujtim të mirë ndër popujt e ardhshëm". (37/ 108)

Mjaft bukur e sqarojnë ajetet e Kur'anit ngjarjen e kurbanit, gjithkush nga ne e di se nuk do të jetojë përjetësisht në këtë botë, por harrojmë shpejt, përse vallë harrojmë shpejt ? Përse edhe ne s’i bëjmë kurban Ismailët tanë ? Çdokush nga ne ka një Ismail për ta bërë kurban ose më shumë: gjërat, mjetet, apo personat që i duam më shumë se Krijuesin tonë dhe harrohemi në to saqë harrojmë se na ka krijuar një Zot dhe se para tij duhet të japim llogari .

E gjithë kjo harresë nuk e dëmton Krijuesin tonë , sepse ai e gëzon fronin e tij , duam apo s’duam ne , adhurojmë apo nuk adhurojmë fare , por ai gjithmonë na tërheq vërejtjen , na dërgon mësues (të dërguar, Profetë) dhe Imamë që gjithë kohën që do jemi në këtë botë të mësojmë se kemi një krijues dhe se Krijuesi na don pa interes , dhe në çastet kur gabojmë nuk na mban mëri e në cdo moment që i pendohemi sinqerisht ai na mëshiron .

Hazreti Ibrahimi e ofroi për kurban Ismailin e tij , ne e dimë shumë mirë se Krijuesi ynë nuk dëshiron t’i bëjmë kurban ndokënd e as ndonjë berr , por ajo çka Ai dëshiron nga ne është sinqeriteti. Vetë Allahu i dërgoi dashin Hazreti Ibrahimit, që ta bënte kurban dhe në Kur'an Allahu thotët: "Ne e shpaguam atë me një të therur (kurban) të rëndësishëm."(37/ 107) "Dhe ndaj tij lamë përkujtim të mirë ndër popujt e ardhshëm". (37/ 108)

Sprovën e kaloi Hazreti Ibrahimi por për të gjithë ne u la përkujtim që të marrim mësim, e ky nuk është asgjë tjetër vetëm se mësimi i kur'ban bajramit, i dashurisë që tregon Allahu ndaj krijesave të Tij, dhe mësimi që Allahu dëshiron të japë për gjithë njerëzinë se sa Bujar dhe Mëshirues është Ai .

Pra me pak fjalë kurban Bajrami është festa e mposhtjes së egos sonë, mposhtja e nefsit që gjithmonë kërkon të jetë para. Mos harroni motra dhe vëllezër, nëna dhe baballarë se Ismaili ynë mund të bëhet dhe një kokerr molle ose dicka më e vogel se molla që ne nuk arrijmë ta bëjmë kurban./express/


コメント


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page