top of page
123.jpg

Nuk do ta besonit se çfarë gjeti pas 37 vitësh ky qift [Foto]

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Sep 14, 2016
  • 1 min read

Një çift spanjoll ka gjetur unazën e tyre të martëses , 37 vite pasi menduan se e kishin humbur përgjithmonë në detin Mesdhe .

August Aliaga , tanimë 60 vjeç , e humbi unazën nga gruaja e tij Juani Sanchez , në 17 Shkurt të vitit 1979 , transmeton oranews .

Ai po notonte në ujërat pranë ishullit Benidorm kur kuptoi se unaza i kishte rënë nga gishti .

Ai kërkoi për të për një kohë të gjatë por nuk e gjeti . Por , në fillim të këtij muaji , thuajse dy dekada që nga "zhdukja" e unazës , mbesa e Augustin pa një postim në Facebook nga instruktorja e zhytjes Jessica Cuesta .

Ajo shkruante : "Kam gjetur një unazë dhe do të doja t’ia jepja pronarit të saj . Ajo ka humbur prej shumë kohësh sepse ishte e mbuluar me llum . I përket një çifti që është martuar më 17.02.1978 , A mund ta shpërndani lajmin ? Është e rëndësishme që t’ua kthej unazën .

Faleminderit të gjithëve”.

Pasi mori mbi 80 mijë shpërndarje , postimi arriti nga mbesa e tij , deri te Augustin .


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page