top of page
123.jpg

Ky është taksisti që "tradhtoi" Marina Vjollcën për Donald Trump! [Foto]

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Sep 14, 2016
  • 1 min read

Ai është padyshim taksisti më i diskutuar në Tiranë .

Kush ka udhëtuar me të , e ka fare të qartë për kë e kemi fjalën . Uljan Kolgjegja , kohë më parë , e mbushi taksinë e tij me postera të bukuroshes Marina Vjollca , madje portretin e saj e gdhendi si tatuazh në trup . Por së fundmi , ai ka hequr dorë nga Marina dhe e ka tradhtuar këtë të fundit me Donald Trumpin .

Uljani e ka mbushur makinën me foto të kandidatit republikan , e madje përmes sloganeve bën thirrje që të votohet Trumpi si President në SHBA .

Në një intervistë për dyshen e mëngjesit , Eno Popi dhe Isli Islami, Uljani ka treguar “dashurinë” e tij të re .

"Donald Trump duket një njeri shumë i drejtë. Nuk është si këta politikanët shqiptarë që fusin lekët nëpër xhepa e janë hajduta. Ai është biznesmen dhe s’ka nevojë për lekë, besoj që do bëjë diçka më shumë. Trumpi do heqë farën e keqe në Amerikë",- ka thënë Kolgjegja .

I pyetur për fiksimin e vjetër , Marina Vjollcën , Juliani nuk ka dashur të prononcohet gjatë .

"Tani iku ajo kohë, kalojmë tek tema tjetër",- ka thënë ai për programin e mëngjesit Wake Up në Top Channel .


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page