top of page
123.jpg

"Hëna e tërbuar" në Kinë [Video]

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Sep 15, 2016
  • 1 min read

Festivali i mesit të vjeshtës në Kinë është koha kur njerëzit kthejnë kokën nga hëna , por banorët e qytetit Fuzhu patën mundësinë që të shihnin shumë më nga afër këtë trup qiellor që i bllokoi rrugën . Sigurisht nuk bëhet fjalë për hënën e vërtetë , por një hënë plastike të fryrë me ajër si pjesë e zbukurimeve që për shkak të erës së fortë të tajfunit Meranti, u shkëput nga vendi ku ishte fiksuar dhe shkaktoi mjaft probleme në trafik . Videot amatore të kalimtarëve të rastit shfaqin trupin qiellor pjesërisht të shfryrë që rrotullohet përmes një kantieri ndërtimi , mbi makina dhe pranë këmbësorëve . Banorët e zonës i gjetën shumë shpejt nofkën dhe e quajtën hëna e tërbuar, megjithëse pranuan se incidenti gjallëroi situatën e trishtë të festivalit që është dëmtuar ndjeshëm nga tajfuni . Pikërisht prej këtij të fundit , shumë njerëz në Kinë nuk do të shohin dot hënën gjatë festivalit që i kushtohet satelitit të vetëm natyror të Tokës . Kjo bëri që shumë komuna të vendosin hëna plastike të fryra me ajër për të zëvendësuar disi panoramën që do t’i mungojë shumë kinezëve ./TCH/


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page