top of page
123.jpg

NASA : Planeti i ri ka atmosferë

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Sep 15, 2016
  • 1 min read

Planeti i sapozbuluar i quajtur “Proxima B” është quajtur si Toka e dytë, për shkak të ngjashmërive të shumta me planetin tonë. Kërkuesit shkencorë besojnë se, përpos ngjashmërive të tjera, ky planet ka një ajër “të respirueshëm”, apo të përshtatshëm për jetë.

Planeti, për të cilin shkencëtarët mendojnë se është planet shkëmbor, mund të ketë edhe ujë të rrjedhshëm në sipërfaqe. Edhe pse, bazuar në të dhëna të tjera, shkencëtarët janë të sigurt rreth ekzistimit të këtij planeti, ai ende nuk është regjistruar nga asnjë teleskop. Ky planet mendohet se gjendet rreth 4.2 vjet drite larg nesh.

Një vit i planetit Proxima B zgjat vetëm 11.2 ditë , gjë që dmth se është vështirë që ai planet të vërehet nga teleskopët, meqë këtë gjë e pengon drita e madhe e “diellit” të tij.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page