top of page
123.jpg

Plani për të bashkuar Afrikën me Europën në një “superkontinent” [video]

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Sep 15, 2016
  • 1 min read

Në pikat e tyre më të afërta, Afrika edhe Europa janë vetëm 14 kilometra larg, por prapë deti Mesdhe pengon kontinentet që të bashkohen .

Por në vitin 1928, një arkitekt gjerman ka propozuar një plan të quajtur Atlantropa, i cili sugjeron zbrazjen e Detit Mesdhe dhe krijimin e “superkontinentit Eurafrican”.

Derisa ideja tani duket shumë e çuditshme, ajo është konsideruar seriozisht nga krerët e shteteve, madje edhe në Kombet e Bashkuara, transmeton koha.net.

Herman Sorgel ka shpresuar se ky plan kolosal do të ishte zgjidhja e krizës së emigrantëve në Europë gjatë Luftës së Parë Botërore dhe të sjellë paqe në botë.

Kjo ide është sugjeruar në vitin 1928 nga Sorgel, i cili pa pushim e ka promovuar atë deri në vdekjen e tij në vitin 1952. Superkontinenti i tij do të krijohej duke ndërtuar diga gjigante rreth ngushticës së Gjibraltarit, Dardaneleve dhe në mes të Sicilisë e Tunizisë.

Ai besonte se kjo do të shndërronte Detin Mesdhe në dy basene, njëri në pjesën perëndimore rreth 100 metra ndërsa tjetri në pjesën lindore 200 metra.

Kjo do të sillte 660,200 kilometra tokë të re, që i bie më e madhe se Franca. Derisa ky plan tani duket shumë qesharak, kur Sorgel së pari e sugjeroi atë, ai është marrë shumë seriozisht nga arkitektët, inxhinierët, politikanët dhe gazetarët.

“Ajo se çfarë e bënte Atlantropan aq atraktiv ishte vizioni për të sjell paqe në botë, jo nga politika e diplomacia por nga një zgjedhje e thjeshtë teknologjike” thotë Dr Vidal. Deti Mesdhe është formuar rreth 5.3 milionë vite më parë nga një përmbytje kolosale.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page