top of page
123.jpg

Si rezultoi testi i fortësisë për iPhone 7 (Video)

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Sep 16, 2016
  • 1 min read

Vetëm një minutë pasi kishin filluar shitjet, një djalë me pseudonimin JerryRigEverything ka publikuar një video në YouTube duke bërë një provë për testimin e fortësisë të iPhone 7.

Në video tregonhen prova të ndryshme ku smartfoni i Apple i nënshtrohet gërvishtjeve, ngrohjes në temperaturë të lartë dhe përkuljeve të forta.

Ekrani fillonte dhe gërvishtej në nivelin e 6 të fortësisë, ndërsa këllëfi i jashtëm prej alumini ia dilte me gërvishtjet e çelësave, por maja të mprehta si brisku mund ta dëmtonin kollaj.

Po ashtu edhe kamera rezultoi shumë e fortë pasi brisku nuk e gërvishte, vetëm materiale që i përgjigjeshin nivelit të 6 të fortësisë mund ta dëmtonin. Megjithatë jo aq e fortë sa pretendon Apple, pasi ajo tha se kamera ishte e veshur me material safiri i cili mund të durojë edhe shkallë të tilla fortësie.

Gjithashtu iPhone 7 i rezistoi mjaft mirë testit të përkuljes dhe rezultoi më i fortë se iPhone 6.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page