top of page
123.jpg

Ky është parashikimi i motit për javën e ardhshme

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Sep 18, 2016
  • 2 min read

Masa ciklonike që ka depërtuar mbi Mesdhe , ditëve të ardhshme pritet të kalojë edhe nga rajoni ynë , duke sjellur mot të ftohtë , kryesisht me vransira dhe me të reshura shiu .

Ndërsa nga mesi i javës, masa më të ftohta ajrore polare nga Rusia do të depërtojnë mbi rajon duke zbritur temperaturat dukshëm nën vlera mesatare , që njëherësh është edhe depërtimi i parë për këtë periudhë i masave polare kontinentale .

Sipas "Prishtina Weather" ,gjatë ditës së sotme do të mbajë mot i ngrohtë , me vransira dhe intervale me diell , më vonë gjatë mbrëmjes priten edhe reshje lokale shiu .

Edhe të hënën do të mbajë mot me vransira dhe intervale me diell , kohëpaskohe me shi , që vende-vende mund të shoqërohen edhe me bubullimë .

Të martën do të mbajë mot i ftohtë kryesisht i vranët me rrebeshe shiu, derisa të mërkurën priten edhe intervale me diell .

Të mërkurën pasdite vransirat do të shtohen, e në mbrëmje priten reshje shiu që do të vazhdojnë edhe paraditen e ditës së enjte, ku më pas gjatë ditës reshjet pushojnë , por që do të mbajë mot më i ftohtë .

Të premten do të ketë intervale më të gjata me diell . Temperaturat do të pësojnë rënie të theksuar, ku minimalet do të zbresin nga 13C , të hënën, deri në 4C , të premten , ndërsa ato maksimale nga 22C do të zbresin në 15C deri 17C .

Të hënën era do të fryejë nga jugperëndimi 4-7m/s , ndërsa nga dita e martë nga veriu 2-6m/s .

Shtypja atmosferike do të zbres nën vlera normale, e më pas gradualisht do të rritet .


Commentaires


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page