top of page
123.jpg

Qeni nuhat kancerin tek 3-vjeçarja !

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Sep 18, 2016
  • 1 min read

Pippa Woods u diagnostikua me leucemi limfoblastike, pasi qeni i familjes kishte filluar të sillej çuditshëm kur ishte pranë saj.

Kur prindërit vunë re se qeni refuzonte ta linte vajzën vetëm, ata dyshuan se diçka nuk po shkonte siç duhej.

Pasi kreu të gjitha vizitat e nevojshme, prindërve të vajzës nga Mbretëria e Bashkuar iu dha përgjigja që askush nuk do të donte ta dëgjonte, ajo ishte me leucemi. Seancat e kimioterapisë i shkatërruan qelizat kanceroze në gjakun e vajzës dhe tashmë ajo po bën mjaft përmirësim.

Kimioterapia ka rezultuar e suksesshme për shkak të kapjes së sëmundjes në fazat e saj të para.

Prindërit e Pipës, Philip 30 vjeç dhe Paula 38, i janë shumë mirënjohës qenit të tyre për këtë gjë, sepse vetëm falë tij ata mundën të merrnin vesh se vajza e tyre ishte e prekur nga një sëmundje e tillë. Rezultati mbi sëmundjen e Pipës doli vetëm pak pasi u bënë analizat e gjakut. /albeu


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page