Përplasja fatale e dy demave në një arenë...![Foto/Video]
- rilindjashqiptare
- Sep 19, 2016
- 1 min read

Përplasja e dy demave në një arenë të posaçme për ta , është kthyer në një moment fatal për dy kafshët .
Demat gjysmë ton , u lanë të lirë në arenë përpara turmave në Sanguesa të Navarras në veri të Spanjës .
Demat kanë ngordhur pas përplasjes së fortë midis tyre kokë më kokë , ndërsa njëri pësoi hemorragji menjëherë pas ngjarjes , siç edhe shihet në video. Demat pësuan ngordhje të menjëhershme pas përplasjes së tyre .
Incidenti fatal ndodhi pas ata u lanë të lirë në ring pas mbërritjes nga një fermë në afërsi të qytetit të Avilës më në jug .
Sanguesa është duke festuar festivalin e saj vjetor, gjatë së cilës zhvillohet gara e demave. Një kritikë i kësaj tradite , tha se të paktën , kafshët u kursyen nga torturat e ngadalta .



Comments