top of page
123.jpg

Ky është adoleshtenti më i gjatë në botë [Foto]

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Sep 21, 2016
  • 1 min read

Është zyrtarisht adoleshenti më i gjatë në botë dhe për më tepër, vazhdon të rritet me 18 centimetra në vit. 18-vjeçari Broc Brown nga Michigan i Shteteve të Bashkuara është aktualisht 2 metra e 38 centimetra e gjatë dhe nëse ruan këtë ritëm rritjeje edhe për të paktën një vit , mund të tejkalojë me shpejtësi rekordin botëror të njeriut më të gjatë që mbahet nga Sultan Kosen , i cili është 2 metër e 50 centimetra i gjatë . Gjagantizmi i Broc ka edhe pasojat e tij. Ai vuan nga sëmundje të përhershme të shpinës, që nuk mund t’i qetësojë duke përdor ilaçe pasi ka lindur me vetëm një veshkë . Mjekët thonë se ai mund të ketë një jetë normale , megjithëse e ka të vështirë të gjejë krevatin e përshtatshëm dhe futja në makinë është një torturë e vërtetë . Prindërit e tij thonë se në moshën 5-vjeçare Broc ishte dy herë me i gjatë se moshatarët e tij . Ai u diagnostikua në atë kohë nga mjekët me atë që njihet si sindroma Sotos , ose ndryshe "gjigantizmi i shtyllës kurrizore", që prek një në 15 mijë persona .


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page