top of page
123.jpg

Nëse flisni më ngadalë, do të jeni më të suksesshëm

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Sep 20, 2016
  • 1 min read

Shkencëtarët nga Universiteti i Michiganit kanë vërtetuar se bindja në aftësitë e personit për të ndikuar në bashkëbiseduesin me anë të intonacionit të të folurit ka një bazë të fortë shkencore , ndërsa aftësia e grave për të bindur në fakt mund të varet nga ajo se si ato e shprehin mendimin e tyre .

Gjatë studimit hulumtuesit kanë vëzhguar biseda të ndryshme telefonike të pjesëmarrësve , ndërsa qëllimi i kësaj bisede ka qenë shitja ose zhvillimi i fushatave të caktuara . Ekspertët kanë analizuar 1 380 biseda , ndërsa një vëmendje të veçantë i kanë kushtuar shpejtësisë së të folurit dhe fjalët që janë përdorur më shpesh .

Doli që bisedat më të suksesshme kanë qenë ato në të cilat menaxherët kanë shitur ose kanë bërë fushatë duke folur me ritëm mesatarisht nga tri e gjysmë fjalë për sekondë .

Në raste të tilla, pjesëmarrësit e bisedave kanë pasur shumë më shumë gjasa për të rënë në ujdi për produktin e propozuar ose për shërbime .

Njerëzit të cilët flasin shumë ngadalë nga konsumatorët janë konsideruar të jenë të paaftë ose tejet pedantë.

Nga ana tjetër , udhëheqësi dhe autori i eksperimentit, profesor i sociologjisë , Jose Benko , tha se të folurit jashtëzakonisht i shpejtë nuk ka lënë përshtypje shumë të këndshme për dëgjuesit : këta pjesëmarrës janë perceptuar si mburravecë dhe persona që nuk japin informacionin e duhur .

Përveç kësaj , ndaljet natyrore mes fjalëve krijojnë një lidhje pozitive , në qoftë se frekuenca e tyre është mesatarisht 4-5 minuta. Në anën tjetër , pushimet tepër të dallueshme kanë një efekt negativ .


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page