SBASHK /Ministër, kujdes se çfarë po flet
- rilindjashqiptare
- Sep 24, 2016
- 2 min read

Sindikata e Bashkuar e Arsimit (SBASHK) ka reaguar pas deklarimeve të ministrit të Arsimit , Arsim Bajrami se mësimdhënësve të cilët kanë punuar në vitet e ’90-ta nuk mund të presin dekorata .
Sindikalistët thonë se këto deklarime të pa matura , nga një ministër që kohë më parë pati deklaruar të kundërtën për ata që punuan gjatë viteve të regjimit serb në Kosovë , i kanë revoltuar mjaftë mësimdhënësit .
Kryetari i SBASHK-ut , Rrahman Jasharaj , tha për Kosovapress se deklarata e kësaj javë e thënë nga ministri Arsim Bajrami , ndër të tjera ka edhe elemente ironike .
"Deklarata e ministrit dhe përmendja e dekoratave është pritur keq nga mësimdhënësit dhe ka një jehonë të keqe dhe ka elemente ironike , unë po e them dhe e kamë thënë gjithmonë , mësimdhënësit e asaj kohe nuk kanë pritur nga shteti ynë që në mënyrë fizike ti dekoroj dhe të ju ndaj medaljone por që t’ua njoh dhe t’ua shpërblej me aq sa ka mundin dhe sakrificat që i kanë bërë në vitet '89-'99", ka deklaruar Jasharaj .
Kryetari i SBASHK-ut ka thënë se mësimdhënësit në atë kohë nuk kanë punuar pse nuk kanë pasur se çka të bëjnë , pasi sipas tij edhe ata kanë pas mundësi ti bashkohen "lumit të gjatë të të shpërngulurve drejt kurbetit", por kanë qëndruar në Kosovë për të punuar për një ideal, i cili ka qenë mbajtja gjallë e shkollimit shqip dhe ruajtja e nxënësve e fëmijëve të asaj kohe .
Ai tha se po të mbylleshin shkollat në atë periudhë , atëherë i bie që për dhjetë vjet rresht gjenerata të tëra do të mbeteshin pa shkollim në shqip , dhe për këtë ai thotë se ministri Bajrami dhe Qeveria duhet të kenë kujdes se çfarë flasin .
Reagimi i SBASHK-ut ka ardhur pasi ministri i Arsimit , Arsim Bajrami , këtë javë deklaroi në Kuvendin e Republikës së Kosovës se "ata mësimdhënës tashmë nuk mund të shpërblehen me dekorata".
Ministri Bajrami këtë koment e kishte bërë pasi ishte pyetur nga deputetët se pse ky ligj nuk po gjen zbatim tash e sa vite , edhe pasi është hartuar .
Projektligji për mësimdhënësit të cilët kanë punuar gjatë periudhës 1989-1999 në vendin tonë , parasheh një kompensim solid në shenj falënderimi për punë e mësimdhënësve të bërë gjatë periudhës së okupimit serb në Kosovë, kur mësimi është zhvilluar kryesisht në shtëpi private dhe fshehurazi nga pushteti i atëhershëm .
Ky projektligj edhe pse është hartuar nga MASHT së bashku me SBASHK-un në vitin 2013 , ende nuk është proceduar për miratim në Kuvendin e Kosovës me arsyetimin se Qeveria nuk ka buxhet për një gjë të tillë ./KP
Comments